HomeSport

U dënuan nga FIFA, ja mënyra se si mund të shpëtojnë Flamurtari dhe Luftëtari

Dy klubet shqiptare të dënuara prej FIFA për mosshlyerje detyrimesh e kanë vetë mundësinë për të hequr ndalimin në merkato. Flamurtari e Luftëtari të gjendura në vendin e fundit dhe me një merkato të ndaluar do t’ua vështirsonte të ardhmen. Por mundësia për të hequr dënimin që në këtë fazë që ndodhen klubet është vetëm në dorën e tyre.

Konkretisht Flamurtari ka rreth 40-45 mijë euro borxhe të pashlyera, ndërsa Lufëtari deri në 75 mijë euro. Në rast se të dyja klubet do të arrinin marrëveshje me lojtarët që kanë fituar gjyqet, ose të bënin pagesën e tyre dënimi për secilin klub nuk do të ekzistonte më.


TË NGJASHME