HomeLajmi i Fundit

U gjend vaksina per Coronavirus-in?!

coronavirus

Një kompani e inxhinierisë gjenetike me bazë në Teksas po pretendon të ketë një vaksinë për koronavirusin e ri.

CEO e Greffex Inc, John Price tha për Houston Business Journal që kompania e tij përfundoi vaksinën këtë javë, dhe tani do të kalojë në testimin e kafshëve siç kërkohet nga qeveria e SHBA.

Price tha në intervistë: “Sekreti për të bërë një vaksinë është: A mund ta përshkallzojmë vaksinën që kemi bërë në një numër të caktuar dozash? A mund ta testojmë atë vaksinë shpejt dhe me efikasitet? Në këto pika ne jemi më para kompanive të tjera që kanë marrë ktë detyrë.”

“Nëse vaksina miratohet nga qeveria, Greffex do të shpërndajë vaksinën në vendet e tjera falas. Greffex nuk përdori një version të gjallë ose të vdekur të virusit aktual me origjinë në Wuhan, për të krijuar vaksinën, e cila është një metodë e zakonshme e përdorur nga shkencëtarë për të krijuar një imunitet ndaj një virusi, si vaksina e gripit. Përkundrazi, Greffex po teston vaksinen që e kanë krijuar me anë të inxhenierisë gjenetike, pa pasur nevojë për një kampion.”- shtoi Price.

Business Journal raportoi që vaksina u zhvillua si rezultat i një kontrate 18.9 milion dollarë që Instituti Kombëtar i Shëndetit për Alergji dhe Sëmundjet Infektive i dha Greffex në Shtator 2019 në një përpjekje për të luftuar sëmundjet infektive.