HomeSociale

U kalben prodhimet, fermerët bllokojnë rrugën: Qeveria na ka braktisur!

Fermerë prodhues dhe grumbullues të produkteve bujqësore, kryesisht molle, në bashkinë e Devollit, protestojnë për kalbjen e prodhimeve të tyre, si dhe për braktisjen nga qeveria. Një tjetër problematikë, sipas tyre, është dhe pabarazia e treguar ndaj tyre.

Në shenjë proteste ata kanë mbuluar rrugën kombëtare Korçë-Kapshticë me mollë, të pashitura nga prishja e rregullave të tregut.

Fermerët kanë 3 kërkesa kryesore:

  1. Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore;
  2. Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi. Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet tvsh për produktet vetëm 6%;
  3. Krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.

TË NGJASHME