HomeShowbiz

“U kap mat” në praninë e një djali në Dubai, reagon Shqipe Hysenaj

Prej ditësh, ish-konkurrentja e Përputhen po kalon pushimet në Dubai nga ku nuk ka nguruar të publikojë foto e pamje nga vendet luksoze. Ama ish-konkurrentja e “Përputhen” poston gjithmonë vetëm veten e saj në Instagram duke ngritur dyshime te ndjekësit se me kë po i kalon pushimet.

Prive publikoi disa foto eskluzive ku Shqipja ishte në praninë e një djali. Fotot u bën virale dhe shumica menduan se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes, duke qenë se edhe vetë ajo ka lënë të kuptojë se është në njohje me dikë që ia ka marrë zemrën.

Gjithsesi, vetë Shqipja reagon duke sqaruar se djali në foto është vëllai i saj, për të cilin gjithmonë është
shprehur se ka një lidhje të veçantë.

Ajo gjithashtu tha se nuk e ka për turp të thojë se ka të dashur e që ja pagon ai pushimet.

“Shqipja nuk ka për turp të tregojë m’i paguan i dashuri pushimet, apo i fejuari ose burri, madje ku janë këta burra që të na paguajnë pushimet. Mashkulli duhet të jetë mbrojtës i femrës, unë gjithmonë me këtë ide kam qenë dhe nuk kam për turp të reklamoj të dashurin”, – tha ajo.


TË NGJASHME