HomeLajmi i Fundit

U kap me 11 doza kokaine me vete, arrestohet durrsaku, i dënuar më parë në Itali e Shqipëri

Një 39-vjeçar është arrestuar, pasi u kap duke lëvizur me 11 doza kokaine dhe një sasi parash të përfituar nga shitja e tyre.

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë 39-vjeçarin P.A., i cili rezulton një person i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik të 39-vjeçarit, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.