HomeLajmi i Fundit

U kap me 330 gr kokainë, arrestohet një shqiptarin

Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua 330 gram kokainë.

Gjatë kontrolleve të përditshme që synonin luftimin e trafikimit të paligjshëm, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, policët ishin të dyshimtë për lëvizjet e një shtetasi shqiptar, i fundit ky i papunë. Shqiptari kishte marrë me qira një apartament në një banesë pranë bregdetit Cervia.

Gjatë ndjekjes 27-vjeçari u pa të takohej me shumë njerëz.

Pas këtij moment policia i ushtroi një kontroll shtëpisë dhe brenda një kasaforte u gjetën tre mbështjellës të mbushur me vakum që përmbanin 330 gram kokainë të pastër, një peshore saktësie dhe materiale për paketimin e dozave.

Shqiptari emri, i të cilit nuk u bë i ditur u dërgua në burg, me urdhër të Prokurorit Publik të Prokurorit Publik të Ravenës, Marilù Gattelli.