HomeLajmi i Fundit

U kap me drogë në Portin e Durrësit, lihet në burg shoferi i kamionit

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Eduart Deliallisin, 34-vjeçarin i cili para disa ditësh u kap në flagrancë me rreth 2 kg heroinë në trup në portin e Durrësit.

34 vjeçari ishte shofer kamioni, dhe drogën do ta dërgonte në Itali. Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me agjentë të sektorit antidrogë në policinë e Durrësit.