HomeLajmi i Fundit

U kap pas një ndjekje si në filma, personi me rrezikshmëri të lartë lihet në burg

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Eduart Xhezo, i cilu u arrestua nga Policia pas një ndjekjeje si nëpër filma, para disa ditësh.

Shtetasi Eduart Xhezo, sipas bluve “është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vuri në pranga këtë person i njohur për rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Ai akuzohet per ngjarjen e dates 4 gusht ne zonen e plazhit te vjeter ne Vlore ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj.

Masa e sigurise eshte zhvilluar ne gjykaten e faktit ne Vlore, me gjyqtare Herila Cela.

Prokuror ka qene Hyrjet Lamaj. Xhezo eshte arrestuar pak dite me pare ne durres ndersa akuzohet per veprat penale ”vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “mbajtja pa leje e armeve shperthyese dhe municionit.