HomeSociale

U kapën me 10 kg drogë, e kishin fshehur në…

Një çift shqiptaro-italian janë arrestuar nga policia në Bari duke transportuar një sasi prej 10 kg drogë kanabis.

Ata udhëtonin me makinë në autostradën 100, duke transportuar ngarkesën ilegale, kur u pikasën nga karabinierëve.

Ashtu sikurse ndodh në të tilla raste, çifti shfaqi menjëherë nervozizëm, duke shtuar kontrollet e mëtejshme të policisë.

Kontrolli i imtësishëm bëri të mundur zbulimin e 10 kg hashash, e fshehur me mjeshtëri brenda pjesës ndarëse të sediljes së shoferit dhe pasagjerit.

Droga ishte e mbështjellë me letër celofan.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe dy telefon celularë dhe shuma prej 535 euro. Ata pritet të dalin përpara gjykatës në Bari.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalin e furnizimit dhe marrësit e drogës.


TË NGJASHME