HomeLajmi i Fundit

U kapën me drogë, policia italiane arreston dy shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi u kapën me 1.1 kilogram kokainë të pastër. Në pranga janë vënë shtetasit H.E. 28 vjeç dhe A.J. 20 vjeç, të dy banues në Raguza.

Mediat italiane shkruajnë se të rinjve iu gjetën 1.1 kilogramë kokainë të pastër e fshehur në motorin e makinës. Ndërkohë që të arrestuarit thanë se ishin turistë, duke justifikuar faktin se nuk kishin leje qëndrimi në Itali.