Lajme Lajmi i Fundit

U kapën me kokainë e një “thes” me paund. Kush janë shqiptarët e dënuar

Një bandë droge, e cila u kap me më shumë se 100 mijë paund dhe 32 kg kokainë është burgosur, pasi një anëtar u arrestua në Croydon. Serxhio Omeri, 28 vjeç, u ndalua nga oficerët teksa la një banesë më 21 qershor 2018.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në posedim një sasi e madhe parash dhe një kartë identiteti false.

Pasi kontrolloi adresën e tij, policia sekuestroi tetë kilogramë kokainë, më shumë se 100,000 paund, një makinë për numërimin e parave,  karta identiteti të rreme, mbështjellës droge dhe shumë telefona celularë.

Çelësat e gjetur brenda shtëpisë lejuan oficerët të hapnin një garazh nën pronë, ku gjetën një VW Passat me një tjetër sasi prej 23 kilogramë kokainë të fshehur në një çantë shpine. Omeri u vu zyrtarisht nën akuzë të nesërmen.

Pas hetimeve të mëtutjeshme të vëzhgimit, oficerët përgjuan gjatë një marrëveshje droge në qershor 2018, Hasan Mezinin, 23 vjeç, dhe Akanto Prapaj, 32 vjeç, të cilët u panë duke realizuar kontakte në një rrugë në Maidstone.

Një kontroll i makinës çoi në zbulimin e 35,000 paundve dhe një kilogrami kokainë.

Fotografia e Mezinit u gjet në një nga dokumentet e rreme të identitetit të gjetur në ndërtesën e kontrolluar nga policia.

Bestar dhe Adriatik Karanxha – të cilët u identifikuan gjithashtu gjatë hetimit – u larguan nga vendi dhe u gjurmuan në Antwerp.

Duke punuar së bashku me autoritetet belge, oficerët ishin në gjendje që t’i ekstradonin në Mbretërinë e Bashkuar pas arrestimit të tyre më 4 prill.

Bestar Karanxha, 30 vjeç, i quajtur ndryshe edhe si Joszef Fedak, u deklarua fajtor dhe u dënua më 24 shtator me 16 vite burg.

Adriatik Karanxha, i quajtur ndryshe si Otto Kovacs, pa adresë fikse, u dënua në të njëjtën ditë me 9 vjet burgim duke pranuar fajësinë. Ai gjithashtu u burgos për 12 muaj për posedim të një ID të rreme dhe 12 muaj për posedim të një ID të fituar me mashtrim.

Mezini dhe Omeri u dënuan me tetë vjet burgim, edhe ata pranuan fajin. Prapaj, 32 vjeç u dënua me burgim prej tre vjet e gjysmë.

/S.Ll/Panorama/

223275724.jpg.gallery
DROGA2

Related posts

Ministrit serb i refuzohet hyrja në Kosovë

Klaudia gotanews

Haradinaj kthehet nga Haga, ja mesazhi i tij i parë

Mila

Balla: Opozita ka dy qëllime

Mila
Na Kontaktoni!