HomeShowbiz

U kritikua për photoshop, Kim Kardashian tregon sesi qëndron e vërteta

Kim Kardashian u akuzua nga ndjekësit e saj të shumtë në Instagram se kishte përodrur fotoshop në kartolinën e realizuar për Krishtlindje. Kim ka pranuar se ka vendosur vajzën e saj North në kartolinën e Krishtlindjes me Photoshop, pak pasi u akuzua se e kishte bërë një gjë të tillë.

Kim postoi në Instagram foton e familjes me bashkëshortin Kanye, dhe fëmijët North, Saint, Chicago, dhe Psalm. Por fotoja shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale dhe Kim Kardashian shpjegoi arsyen e përdorimit të Photoshop-it, e ftuar në emisionin e Ellen Degeneres.

“Ishte ajo periudha e vështirë për t’i bërë të gjithë së bashku, kështu që unë thashë se do ta bëj vetë familjen time …Ishte shumë stres me katër fëmijët.

North po kalonte një ditë të keqe dhe unë thashë, ‘mirë do ta bëjmë pa ty’, por pastaj ajo tha se dëshironte të pozonte vetëm me mua. Kështu që unë thashë, ok po e bëjmë me Photoshop. Pra në foto nuk është North në të vërtetë. Sa ankth kalova që të bëja këtë foto”, tha Kim.


TË NGJASHME