HomeSociale

U kthye nga Italia, a u vetëkarantinua ministri Cakaj?!

Rregullat janë një për të gjithë dhe nuk bën përjashtim askush. Edhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj është vetë-karantinuar pasi është kthyer nga Italia.

Cakaj udhëtoi drejt Italisë, ku shoqëroi ekipin me 30 mjekë dhe infermierë, që shkuan në asistencë të sistemit mjekësor në Itali. Cakaj pati takime me disa zyrtarë të lartë italianë. Gjatë daljeve të tij, u vu re se Cakaj nuk ishte duke përdorur as maskë dhe as dorashka mbrojtëse.

Vetëkarantimini është rregull për të gjithë personat që udhëtojnë dhe vijnë nga vendet jashtë Shqipërisë.


TË NGJASHME