HomeLajme

“U largua me të dashurin”/ Gjendet pas 5 ditësh 16-vjeçarja e humbur në Vlorë

Gjendet pas 5 ditësh 16-vjeçarja Eliza Tozaj e cila ishte shpallur e humbur që prej datës 14 janar. Babai i 16-vjeçares ka konfirmuar lajmin e mirë për gjetjen e saj por ende nuk dihet se ku është gjetur vajza adoleshente.

Mamaja e saj ka deklaruar në media se vajza e saj ishte larguar bashkë me të dashurin, për të cilin familja nuk ishte dakord. Ajo ka treguar se vajza të premten ka shkuar në shkollë por nuk është kthyer në shtëpi, ashtu siç bënte ditëve të tjera.

Mamaja e vajzës ka treguar gjithashtu se me 16-vjeçaren kanë patur debate të vazhdueshme për shkak të lidhjes së saj me një djalë dhe se edhe me datë 12 janar ishte larguar nga shtëpia por e kishin gjetur sërish.


TË NGJASHME