HomeShowbiz

U largua nga ‘BE Coffe’ për Bashkinë e Kolonjës, Arditi ka një këshillë për Erion Isain

Erioni Isai do të drejtojë bashkinë e Kolonjës dhe për këtë aktori i humorit ka hequr dorë nga televizioni.

Ai bëri një falenderim për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në ekran, duke filluar nga Altin Basha, Agron Llakaj dhe deri tek Ardit Gjebrea. Ndërsa në këtë postim, Gjebrea i ka lënë komentin e tij, teksa i shkruan:

“I dashur @erion_isai jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti! #besojtekti“.


TË NGJASHME