HomeShowbiz

U largua nga Max Production, Fifi më në fund tregon arsyen

Fifi ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Dance with Graciano” në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ajo ka treguar për largimin nga labeli Max Production, nga i cili është shkëputur në mënyrë paqësore.

“Po jam larguar. Arsyeja e vetme është që unë jam si tip pakëz “freelancer”, që kam qejf të eksperimentoj me veten dhe këtë gjë s’ma lejonin. Ndoshta dhe s’është arsye, por realisht kisha nevojë t’i bëja gjërat e mia vetë. Gjithsesi, sot njerëzit po ndahen nga 15 vjet martesë. Unë thjesht i uroj shëndet dhe ju shtoftë puna.”, ka thënë Fifi.

Ndërkohë, ajo ka treguar dhe disa detaje mbi projektet e radhës:

“Realisht e kam një super bashkëpunim. S’dua ta tregoj njëherë sepse realisht nuk dua me i rrejt për projektet. Siç më ka ndodhur që kam thënë do dali bashkëpunimi me filanin dhe më ka dal pas 2 vjetëve. Pastaj kam dhe nja 4-5 këngë solo që do i punoj dhe do i nxjerr, tashmë si freelancer.”

Një muaj më parë kemi dëgjuar se Flori Mumajesi dhe Fifi janë duke punuar për një projekt së bashku, i cili pritet të dalë së shpejti. Shpresojmë qe “super bashkëpunimi” për të cilin Fifi shprehet të jetë ky, sepse të gjithë mezi po e presin.


TË NGJASHME