HomeShowbiz

U martua dje në ceremoninë super private, por shihni si i doli gënjeshtra sheshit Bebe Rexhës

Ditën e djeshme bënë bujë në media disa foto të publikuara nga këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ku ajo shfaqej e veshur nuse.

Bebe shkëlqente e veshur me fustanin e bardhë teksa në përshkrim të fotove tha se ishte dita më e bukur e jetës së saj.

“Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve”, shkruante Bebe ndërsa më pas publikoi dhe një foto me bashkëshortin e saj.

Mirëpo, ashtu siç kishin aluduar dhe shumica e mediave dhe fansave, martesa nuk është e vërtetë pasi Bebe është duke xhiruar këngën e saj të re që do të jetë në bashkëpunim me Jax Jones.

Sipas ‘ET’, kënga do të quhet ‘Harder’ dhe siç ka lajmëruar ai në Twitter xhirimet janë drejt përfundimit.

brgn.jpg
rdnryn.jpg

TË NGJASHME