HomeLajmi i Fundit

U nda nga jeta dje Ver Llapa/ Deputeti i dedikon një shkrim në rrjetet sociale dhe i bën apel politikës

Enver Ismaili i njohur ndryshe si “Ver Llapa” ka ndërruar jetë ditën e djeshme nga koronavirusi. Ai qëndronte më së shumti në zonën e “21 Dhjetorit” dhe ishte shumë i njohur për banorët e zonës por edhe për shoferët.

Pas vdekjes së tij shumë personazhe publikë i dedikuan shkrime në rrjetet sociale ndër to, deputeti Halit Valteri dhe gazetari Dritan Laci. Të dy këta personazhe ishin të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku tregojnë lidhjen e tyre me të ndjerin si dhe bëjnë apele të forta mbi faktin se politika por edhe njerëzit kujtohen për dikë vetëm kur ai vdes. Këtë të fundit e tha deputeti i cili, po fliste edhe për artistët të cilë kontribuojnë gjatë gjithë jetës së tyre dhe në fund politika kujtohet për ta vetëm pas vdekjes.

“Kjo letër duket që tregon shumë, sepse në fund të fundit të gjithë në një vend të shkojmë. Si Veri, si ata që sot marrin milionat. Në këtë botë kalimtare dy kub metër do të marrim me vete, lum ai që do e kalojë mirë. Në atë kryqëzim të 21-it nuk do të jetë njësoj. Unë e mbaj mend që kalama po në të njëjtën vend. Unë kam qenë kryetari i forumit rinor të njësisë 7. Unë dua të pozicionohem në shumë persona si Veri, që politika kujtohet kur nuk janë më, thjesht për të nxjerr një status në Facebook, për të mbushur atë hapësirën që kanë në rrjete sociale. Ne kemi artistët tanë që po trajtohen në atë mënyrë. Kemi artistë që jetojnë në shtëpi me qira dhe kanë akoma pa marrë rrogat. Shpeshherë kur na ndodh ndonjë vdekje në familje apo në fis, ne nuk flasim me njëri-tjetrin, por atë ditë themi a sa njeriu mirë ka qenë. Ky tranzicion 30-vjeçar i ka këto gropa në shoqëri, ku artistët apo sportistët nuk janë vlerësuar. Nëse në një vend evropian një futbollist merr miliona, tek ne nuk merr rrogën. Është një hipokrizi ndoshta dhe fyese për të ndjerit”, u shpreh Valteri.

Dritan Daci, me profesion gazetar shpjegon se ai e njihte Verin, ai shton se ai është pjesë e folklorit tonë. Daci tregon se Veri nuk u bë kurrë një rrugaç për të fituar para, por duke përdorur aftësinë e gjuhës së tij.

“Pas lajmit te vdekjes doli nje kundralajm qe Veri nuk kishte vdekur. Deshiroja qe ky lajm te ishte i vërtetë dhe Veri te na përqeshte sërish. Veri është pjesë e folklorit tonë tashmë. Ai njekohesisht është dhe pararendës i komercialitetit. Pasi e përdorte gjuhën për të fituar para. Një njeri që nuk shkon tek vesi, por përdor aftësitë e tij. Unë e mbaj mend Verin qe ne vogeline tone. Ai nuk ishte thjesht I 21-shit por, ai ishte i Tiranës. Unë e mbaj mend në lagjen time, sepse ai rrinte në bar bufete e uzinave dhe kombinateve. Nëse me dashamirësi i kërkoje Veri nxirr gjuhën, ai e nxirrte. Sa herë që jemi në familjes apo bëjmë ndonjë gabim, familjarët na referohen si Kizi i Pazarit apo Lymi Tutit. Nje personazh ka qene edhe Haxhi Plasa I coli eshte I famshem per batuten e tij kur zogjtë lëshonin glasë, ai thoshte që shyqyr që nuk janë lopë. Unë dje rastisa në një poster të Verit, ku ishte edhe sahati i Tiranë. Jane dy gjera qe mesa duket do I mungojnë qytetit pasi kane shenuar nje kohe te caktuar te tij”, u shpreh gazetari.