HomeLajmi i Fundit

U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, Presidenti Meta: Marika Kallamata, humbje e pazëvendësueshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shpreh ngushëllime familjarëve të artistes së shquar, Marika Kallamata, që u nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 89-vjeçare.

Në mesazhin e tij, Presidenti Meta shkruan se ndarja nga jeta e Kallamatas është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!