HomeShowbiz

E tradhëtuar nga partneri, EmRata reagon e acaruar për skandalin e Adam Levine

Emily Ratajkowski me sa duket foli në mënyrë indirekte për skandalin e tradhtisë të Adam Levine pasi edhe ish-burri, Sebastian Bear-McClard e tradhtoi atë.

Ylli i ‘Maroon 5’ është akuzuar për përfshirje në biseda të papërshtatshme me tre modele të reja në Instagram, njëra prej të cilave pretendoi se gjërat madje u bënë “fizike”. Levine, 43 vjeç, e ka mohuar lidhjen.

“Unë nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë të fajësojmë gratë për gabimet e burrave, veçanërisht kur jeni duke folur për goca 20-vjeçare që kanë të bëjnë me burra të pushtetshëm që janë dyfishi i moshës së tyre,” tha Ratajkowski, në një video në TikTok duke mos iu drejtuar Levine me emër.

“Dinamika e pushtetit është kaq e anuar, është qesharake. Është grabitqare. Është manipuluese,” vazhdoi modelja, duke u kujdesur të nënvizojë, “Nëse je në një lidhje, je ti që detyrohesh të jesh besnik/e”.

EmRata, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Bear-McClard në fillim të këtij muaji për tradhti të përfolur – mendon se ideja e fajësimit të “gruas tjetër” është “projektuar për t’i mbajtur gratë të ndara”.

“Unë mendoj se një problem i madh në kulturën tonë tani është se ne thjesht themi: “Oh, burrat janë përbindësh, ata janë të tmerrshëm”, shtoi Ratajkowski në një TikTok të dytë. “Ne nuk i bëjmë ata përgjegjës dhe më pas fajësojmë gratë e tjera.” Ajo vazhdoi, “Ne u kërkojmë grave të rregullojnë sjelljen e tyre në vend që thjesht të thonë se burrat duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre. Është seksizëm. Është mizogjini klasike.”

Në korrik, ‘Page Six’ publikoi lajmin se supermodelja dhe producenti “Uncut Gems” po ndaheshin pas katër vitesh martesë.

“Po, ai mashtroi”, pohoi për ne një burim i afërt me modelen. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.”

Ratajkowski dhe Bear-McClard kanë një djalë Sylvester, i cili lindi marsin e kaluar.


TË NGJASHME