HomePolitikë

‘U ndjeva keq që…’, Bushati flet për hapjen e negociatave

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në Kuvend teksa vlerësoi raportin e KE-së për hapjen e negociatave, tha se dje u ndje keq nga reagimet e opozitës duke shtuar se politika shqiptare ka kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtarit.

Më tej Bushati iu bëri thirrje partive për dialog, duke theksuar socialistët i shtrijnë dorën opozitës për të mirën e Shqipërisë europiane.

“U ndjeva i trishtuar për reagimet e opozitës. Ishin kulturë e dëshpërimit. Kam qenë një ministër i Jashtëm dhe kam patur përballë kolegë të tjerë të opozitës. Po kështu vjet, kemi bërë një debat të madh me opozitën. Dhe për fat të keq, harrojnë se para partive politike, para interesit partiak, Shqipëria është atdheu jonë. Por, përgjegjësia është e përbashkët e atyre, e neve, qoftë opozita parlamentare, qoftë opozitare.

Është koha për një mirëkuptim më të mirë politik. Unë kam hyrë në 2009 në politikë, ditën kur qeveria Berisha aplikoi për anëtarësimin në BE. Shumica e heshtur e këtij vendi kërkon dialogun dhe mirëkuptimin. Kërkon një Shqipëri që bazohet te ekonomia e dijes. Shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresi, dhe jo që bazohet te politikat grabitqare. Kjo është arsyeja që shqiptarët kërkojnë anëtarësimin në BE. Kjo është arsyeja që ne socialistët shtrijmë dorën për opozitën, për të kapërcyer çdo ndasi politike. Ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria europianë kërkon një tjetër përgjegjësi”, tha Bushati.


TË NGJASHME