HomePolitikë

U padit nga aleati i Bashës, Kolegji Zgjedhor merr vendimin për ‘Bindjen Demokratike’

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e depozituar nga një prej partive opozitare, Bashkimi Demokratik kundër vendimit të KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike. Bindja Demokratike u regjistrua në zgjedhjet e 30 qershorit, por partia Bashkimi Demokrat e ankimoi vendimin e KQZ-së.

Kjo parti tha se Bindja Demokratike është regjistruar në 25 prill dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.

“Në datën 27-të, thotë partia Bashkimi Liberal, KQZ u mblodh dhe e regjistroi BD duke i ditur këto të meta”, thuhej në reagimin e partisë Bashkimi Demokratik.


TË NGJASHME