HomeSport

U përfol për një kalim te Napoli, Edi Reja përgënjeshtron gjithçka

Prej disa ditësh, emri i trajnerit të Kombëtares shqiptare po qarkullon si zëvendësuesi i mundshëm i Carlo Ancelottit te Napoli. Mirëpo, së fundmi ishte vetë Reja që hodhi poshtë njëherë e mirë këto zëra.

Reja organizoj një takim në Tiranë, me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi dhe në një prononcim për mediat, foli mbi të ardhmen e tij.

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete”, shprehet Reja.


TË NGJASHME