HomeShowbiz

U përfol si e dashura e Romeo Veshaj, Sara Kolami përballet me Jonida Maliqin

Pak kohë më parë aktori Romeo Veshaj u përfol për një romancë me një vajzë të njohur të botës së televizionit, pas zërave për lidhjen me këngëtaren Jonida Maliqi.

Por disa zëra të tjerë thanë në janar se aktori mund të ketë nisur një romancë të re me moderatoren dhe blogeren Sara Kolami.

Thuhej se njohja e tyre mund të kishte nisur në ambientet e “Vizion Plus”, ku Romeo moderon emisionin “Treshat” së bashku me vëllain e tij, Donaldin dhe Bora Zemanin.

Por ky thashethem u mohua nga vetë Romeo, në një postim në Instastory, ku publikoi një pjesë nga filmi, “Rrethimi i vogël”, ku flitet për thashethemet.

Më pas vetë Sara Kolami u shpreh në një intervistë se ish-i dashuri i saj nuk ka qenë nga bota e televizionit dhe as nuk do që të jetë i famshëm.

Por çfarë mendon Jonida për të gjitha këto fjalë që u folën në media?! Së fundi këngëtarja shqiptare është gjendur në një event bashkë me Sarën, me të cilën është takuar dhe madje kanë realizuar edhe një video bashkë ku e quan “bjonde vagabonde”.

Me sa duket zërat nuk paskan qenë aspak të vërtetë, dhe Jonida ruan marrëdhënie të mirë me Sarën! Dhe fundja pse jo!


TË NGJASHME