HomeShowbiz

U përfolën për ndarje, Elizabeth Gutierrez dhe William Levy i japin fund spekulimeve

Aktori i njohur William Levy dhe Elizabeth Gutierrez prej javësh kanë qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të spekulimeve se mund t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Por pas këtij postimi, thashethemet nuk do të vazhdojnë më. Aktorja e njohur ka publikuar disa orë më parë një foto krah bashkëshortit të saj dhe disa miqve të tyre duke shkruar: “Na mungon Lala Land dhe na mungoni ju djema”.

Sigurisht me anë të kësaj fotoje, Elizabeth ka lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe bashkëshortit janë më mirë se kurrë dhe thashethemet nuk kanë ndikuar aspak tek ta. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta dhe shumica prej tyre shprehen të lumtur që çifti janë bashkë.

Kujtojmë se William dhe bashkëshortja e tij janë prej shumë vitesh bashkë dje janë prindër të dy fëmijëve.


TË NGJASHME