Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

U përfshi në sherr me djemtë e Spartak Brahos, kush është 26 vjeçari i shpallur në kërkim

Lajden Kadilli është 26 vjeçari, që u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho, që degjeneroi në kanosje me armë.

Kadilli rezulton me precedentë penalë në të shkuarën. Gjatë ditës së sherrit me djemtë e deputetit socialist më 18 gusht, ai ka qenë bashkë me babain, Arjan Kadilli, të cilët kanë kërcënuar me armë Kreshnik Brahon.

Kadilli është shpallur në kërkim nga policia pas kanosjes me armë zjarri. Sherri ka lindur për shkak të një parkingu në pallatin ku banon djali i Brahos në qytetin e Durrësit. Lajden Kadilli ka lënë një motor në vendin e parkingut dhe pas sherrit, ai është rikthyer i armatosur duke kanosur 35 vjeçarin.

Mësohet gjithashtu se Lajden Kadilli ka qëlluar me qytën e automatikut xhamin e makinës ku ndodhej Kreshnik Braho dhe ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia sqaron se ishte proceduar penalisht djali tjetër i deputetit socialist, Arbër Braho, pasi kishte goditur me sende të forta forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithsesi, mbi Kadillin rëndojnë disa vepra penale. Aktualisht, 26 vjeçari është në kërkim nga policia.

Related posts

Ju njohim me çiftet perfekte dhe ideale sipas shenjës së horoskopit

Mila

Vijon mbyllja e qeverisë amerikane, palët refuzojnë paktin

Mila

Më në fund, reperja shqiptare takohet me Malumën

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!