HomePolitikë

U plagos në atentat, çfarë tha Rama për akuzat ndaj “të fortit të Shijakut”

Ditën e sotme iu bë atentat mafioz prokurorit Arjan Ndoj në “Mbikalimin e Shkozetit” në Durrës. Nga ky atentat Ndoj u qëllua me dy plumba, ndërsa mbetën të plagosur shoferi i tij Andli Maloku dhe  Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi.

Ky  fundi u akuzua 3 vite më parë për dhunimin e biznesmenit amerikano-libanez Faadi Mitri, për çështje pronash në Gjirin e Lalzit.

Ngjarja e rëndë u trajtua dhe në emisionin“Opinion”, ndërsa në studio ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama, ku është pyetur nëse janë arrestuar agresorët që sulmuan biznesmenin.

Rama është përgjigjur duke thënë se autorët janë vënë në pranga, por gjatë emisionit kryeministrit i janë treguar dhe mesazhet kur biznesmeni i dhunuar tregonte foton dhe gjeneralitetet e personit që sipas tij e kishte dhunuar.

Personi në fjalë ishte Ladi Muharremi (Aleksandër Laho). Biznesmeni libanez kishte bërë investigime paralele me policinë dhe kishte zbuluar autorin që e kishte dhunuar, por edhe pse këto materiale ia kishte vënë në dispozicion policisë, nuk ishte marrë asnjë masë.

Fevziu: Si mundet  që shteti juaj, shteti im, nuk i gjen agresorët e biznesmenit.

Rama: O Zot, o Zot, agresorët janë arrestuar, kanë dalë përpara gjykatës edhe janë lëshuar, dakord?

Fevziu: Biznesmeni më ka kontaktuar  5 herë javën e fundit dhe më ka dërguar fotografinë e agresorit që ju nuk e keni arrestuar, të dhënat e tij, ia ka dërguar edhe policisë dhe nuk është marrë asnjë masë. Ka kryer investigime paralele me policinë dhe ka gjetur personat që e kanë dhunuar…

Rama: Ore lëri investigimet paralele, s’ka nevojë fare. Mjafton të interesohesh në polici dhe të pyesësh a janë arrestuar autorët… tani ishin, 1 apo 7… unë po të them se personat janë arrestuar. Fevzi, të lutem mos më fol banalitete këtu. Këto dokumente mos i mbaj këtu për të bërë show, por çoi atje ku duhet që të merren njerëzit, nëse do vërtetë do të japësh një kontribut real./ Opinion.al


TË NGJASHME