HomeShowbiz

U prek nga Covid-19, Idris Elba fansave: Mos besoni teoritë konspirative

Idris Elba u diagnostikua me Covid-19 dhe së fundmi u shpreh se është shumë mirë. Ndër të tjera, aktori nxiti fansat që të mos përhapin teori konspirative.

Në një video në Twitter, ai tha: “Ju lutem djema, nuk është koha tani. Njerëzit duhet të dinë fakte, duhet të dinë të vërtetën që të mbrojnë veten.”

Një ndër teoritë konspirative që u shpërnda nëpër rrjete sociale theksonte se njerëzit me ngjyrë nuk prekeshin nga Covid-19. “Është e rrezikshme të thuash diçka të tillë,” shtoi aktori.

Elba u shpreh se nuk kishte simptoma dhe u prek nga koronavirusi pasi kishte qenë në kontakt me dikë të testuar pozitiv, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Aktori tha se “përgjithësisht ndihet mirë” dhe ka simptoma të lehta, si ethe. “Unë kam pasur probleme me astmën, por koronavirusi nuk më solli asnjë problem,” theksoi ai.


TË NGJASHME