HomePolitikë

U refuzuan një javë më parë, opozita dorëzon sërish listat me komisionerë

Partia Demokratike dhe LSI kanë dorëzuar ditën e sotme listat me komisionerë pranë KZAZ-ve. Mësohet se opozita e bashkuar ka dorëzuar listat me komisionerët e tyre pranë KZAZ-ve në Shkodër dhe Gjirokastër, por nuk janë pranuar, pasi nuk janë subjekt zgjedhor.

Ndërkohë kujtojmë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi listat e tyre edhe një javë më parë pasi sipas saj subjektet nuk janë pjesë e garës zgjedhore dhe nuk mund të kenë komisionerë.

Por PD dhe LSI ankimuan vendimin e KQZ pranë Kolegjit Zgjedhor.


TË NGJASHME