HomePolitikë

U rikthyen në tryezë me mazhorancën/ Dash Shehi: Nuk është fundi i botës

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur mbrëmjen e sotme për uljen e opozitës në tryezën e Komisonit të Reformës Zgjedhore, një vit pas sulmeve të shumta dhe djegies së mandateve.

Shehi tha se ulja e tyre në tryezë nuk është fundi i botës, por theksoi se opozita dhe qytetarët që i mbështesin kanë humbur kohë.

“As jemi mbërrit në hënë, as është fundi i botës, ky është një akt i parë, i vogël por i rëndësishëm, pa këtë nuk do fillonte. Sot kemi një letër procedur, ska substancë. Shqiptarët kanë humbur kohë, bashkë me ne, unë kam menduar se procedurat do të ecin më shpejt dhe ata ecin më shpejt vetëm nëse ka presion. Zakonisht këtë punë e lëviz piaca, pa dalë në rrugë nuk lëviz. Çfarë na jepet tjetër në politikë, ose kemi këtë tavolinë që shpeshherë quhet keq, se herë quhet negociatë, herë kompromis. Kemi mbërritur në një kompromis, është e kot t’i vëmë emra. Unë do të isha për këtë që askush mos e anatemojë këtë kompromisin për këtë punë që filloi”, tha ai.

Aleati i Bashës theksoi edhe njëherë se do të kapërdijë çdo lloj sistemi nëse zgjedhjet bëhen këtë pranverë.

“Substanca që ta mbushim këtë reformë të jetë serioze. Unë kam thënë një batutë. “po e lamë bosh, kjo është një kaush gështenjash. Po i futëm gështenja atëherë po”. Kemi një kohë të shkurtër. Kemi rënë dakord në princip që po nuk u rregullua çështja e vjedhjes së votave nuk kanë rëndësi të tjerat. Linja ime është kjo: Ne do kapërdinim çdo kompromisi në shkëmbim të një palë zgjedhjeve që do bëheshin këtë pranverë. Zgjedhjet që bëhen në janar të vitit tjetër nuk janë të parakohshme. Atëherë shkojnë në mënyrë logjikë ne 2021”, u shpreh Shehi në emisionin “Tempora”.


TË NGJASHME