HomeLajmi i Fundit

U rrëzua nga karroca, gjen vdekjen 58-vjeçari nga Fieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Bëhet me dije se një 58-vjeçar me iniciale F.L , i cili ka qenë duke lëvizur më karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë: Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar
aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.