HomePolitikë

U shpall fitues, reagon kryebashkiaku i ri i Kavajës

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Kavajë, Redjan Krali, i cili u shpall fitues, ka falenderuar votuesit. Krali tha se rezultati ka kaluar pritshmëritë, prandaj tani duhet të përveshë mëngët drejt punës.

“E ndoqa vetë procesin. Shkoi shumë mirë. Votimi ishte në pritshmëritë e mia. Falenderoj qytetarët e Kavajës dhe ata që nuk më votuan. E kuptoj trysninë ku janë gjetur. Unë duhet të përvesh mëngët. Jam shumë i kënaqur me rezultatin. I ka kaluar pritshmëritë, prisja edhe më pak”, tha Krali.

Kandidati i PS, Redjan Krali u përball në Kavajë me kandidatin e Bindjes Demokratike, Bledar Sinella. Krali mori 7426 vota përballë 122 votave të Sinellës.


TË NGJASHME