HomeSport

U tall me koronavirusin, basketbollisti rezulton pozitiv

Rudy Gobert, një basketbollist i NBA që luan për Utah Jazz, u testua dhe u diagnostikua pozitiv për Covid-19. Si pasojë e situatës, NBA pezulloi gjithë sezonin.

Përfaqësuesit e NBA-së thanë se skuadrat që kanë luajtur me Utah Jazz në 10 ditët e fundit duhet të vetë-karantinohen. Skuadrat e rrezikuara janë: Cleveland Cavaliers, New York Knicks, Boston Celtics, Detroit Pistons dhe Toronto Raptors.

Ajo që e bën më dramatike situatën është fakti si Gobert qëllimisht preku të gjitha pajisjet elektronike të regjistrimit gjatë një conference për shtyp të hënën. 27-vjeçari dëshironte të nxirrte në pah se Covid-19 nuk është aspak serioz dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Veprimi i tij mund të ketë infektuar me qindra njerëz.

Miq pranë tij thonë se gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Në Twitter, LeBron James shkroi: “Po anulojmë ngjarje sportive, shkollat, punët etj., etj. Mendoj se duhet të kishim anuluar vitin 2020. Oh, këto tre muajt e fundit. Zoti ju bekoftë dhe kujdesuni për veten.”

Numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është më shumë se 1,300.


TË NGJASHME