HomeShowbiz

U tha se ishte në një lidhje me politikanin italian, Rike Roçi flet publikisht

Si një nga femrat më të bukura të showbiz-it, Rike Roçi është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Prej kohësh, portalet flisnin për një lidhje të mundshme të saj me një muzikant italian, të cilin supozohej se modelja kishte vendosur ta mbante sekret. Më pas, kur u pyet nga fansat në ‘Instagram’ nëse ishte në një lidhje, Rikja zbuloi pëlqimin e saj për politikanin italian Luigi di Maio. “Po jam me të, por ai ende nuk e di”, shkruante Rikja. Sigurisht menjëherë filluan reagimet e portaleve dhe pas lajmeve të shumta, më në fund erdhi dhe reagimi i modeles shqiptare. “Tani unë vetë dua të di, kush është muzikanti dhe kush është politikani? Gjëra që as unë nuk i di për veten. Çdo javë lexoj diçka jo reale për veten. Më lini rehat. U lodha duke lexuar shpifje për mua, të paktën shkruani dicka të vërtetë”, ka shkruar Rike mbi një foto ku duket një artikull që flet pikërisht për lidhjet e saj. Me këto fjalë, Rike i ka sqaruar njëherë e mirë thashethemet./
https://gotanews.tv


TË NGJASHME