HomeShowbiz

U tha se janë ndarë, Rihana kapet ‘mat’ me të dashurin

Rihanna nuk është dukur ndonjëherë kaq shumë e dashuruar!
Madje as para pak ditësh kur u shpall këngëtarja më e pasur femër në botë.

Bukuroshja 31-vjeçare po kalon periudhën më të bukur të vitit pasi është me pushime me të dashurin Hassan Jameel, dhe familjen e tij në brigjet e Italisë.

Rihanna dhe Hassan të cilët u lidhën për herë të parë në vitin 2017, dukeshin tepër të dashuruar gjatë udhëtimit me varkë dhe drekës në restorantin Lo Scoglio në qytetin Nerano në Amalfi.

Rihanna ishte bërë tepër seksi me fustanin e bardhë të shkurtër dhe flokët e gjatë, ndërsa Hassan me një bluzë bojëqielli.

Në qershor u raportua se Rihanna kishte vendosur të ndahej nga biznesmeni arab saudit pas një viti lidhjeje, por me sa duket nuk qenkan të vërteta këto fjalë.


TË NGJASHME