HomeLajme

U tha se kishte ndërruar jetë, Kim Jong-u bën paraqitjen e parë publike

Nuk u shfaq për 20 ditë në media apo evente të ndryshe dhe e gjithë bota e shpalli të vdekur. Mirëpo nëse kishit vënë baste që Kim Jong ka vdekur na vjen keq por duhet tju themi që ai është gjallë.  

Lideri korean u shfaq së fundmi në një ceremoni inagurimi të një fabrike plehrash.

Kim ndoqi një ceremoni ku u shënua përfundimi i një fabrike të plehrave në Sunchon, në provincën e Phyongan-ut të Jugut”, tha agjencia e lajmeve Yonhap. Kim Jong-un u pa për herë të fundit më 11 prill, duke kryesuar një takim të zyrës politike të Partisë së Punëtorëve. Lajmet për vdekjen e tij erdhën nga burime të pakonfirmuar, të cilat pretendonin se Kim Jong-un kishte ndërruar jetë pas disa komplikimeve me shëndetin.

Mungesa e tij në ngjarjet në 15 prill për të përkujtuar 108 vjetorin e lindjes së themeluesit të ndjerë dhe gjyshit të tij, Kim Il-sung, shkaktoi spekulime për shëndetin e tij”, thuhet gjithashtu në raportimin e Yonhap.


TË NGJASHME