HomeShowbiz

U tha se prindërit e tij nuk e donin Alba Hoxhën, reagon Albi Nako

Koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha prej kohësh kanë qenë në qendër të mediave. Fillimisht mediat shkruanin se mes dyshes mund të kishte nisur një histori dashurie, dhe për të cilën ata nuk kanë reaguar kurrë publikisht.

Por së fundmi, u spekulua se çifti është ndarë dhe shkak për këtë është bërë qëndrimi mosmiratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizimin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re.

Lidhur me këto lajme as Albi as Alba nuk kanë folur, por së fundmi të gjithë ndjekësit e koreografit janë habitur nga një postim që ai ka bërë. Ai ka publikuar një shprehje në të cilën shkruhej: “Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”. Ka mjaftuar kjo dhe të gjithë kanë nisur të aludojnë se Albi i drejtohet Albës me këto fjalë.


TË NGJASHME