HomePolitikë

U thirr në Prokurori, Basha: PD nuk ka shkelur ligjin

Kreu i PD-së u thirr ditën e sotme në Prokurori për çështjen e lobimit në SHBA. Në një prononcim për mediat Basha tha se u thirr si një person që ka dijeni për çështjen dhe bëri të ditur se ka ardhur përgjigjja nga SHBA e Britania që sipas tij faktojnë se PD nuk ka shkelur ligjin.

Ai kërkoi që prokuroria t’i bëjë publike këto, ndërsa i quajti gënjeshtra deklaratat e qeverisë.


” Çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto formularët janë mbushur siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat që është angazhuar qeveria. Ka një vit e gjysëm që ka nisur hetim e ka më shumë se 6 muaj që ka ardhur përgjigjja nga SHBA dhe Britania dhe vërtetojnë se asnjë drejtues nga PD nuk ka shkelur ligjin. I kërkojmë Prokurorisë t’i bëjë publike.”, tha Basha.


TË NGJASHME