Aktualitet Kosovë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

U thyen akujt me Ramën? Albin Kurti flet pas takimit

“Nevojat që kanë qytetarët janë më të mëdha se sa realiteti që e gëzojmë të gjithë. Prandaj ne duam të krijojmë sa më shumë ura, që qytetarët të mos jenë më më të varfërit e më të papunët e më të nëpërkemburit në Ballkan”.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, kreu i VV, Albin Kurti, i cili ndodhet në Tiranë dhe pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin Edi Rama, duke folur për mediat në Samitin e Paqes për Europën Juglindore, dha detaje nga ky takim, teksa foli edhe për të ashtuquajturin Shengeni Ballkanik.

“Pres që ta shoh një tekst që të shoh saktësisht se cfarë nënkupton ai. Më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt. Diskutuam për cështjet dhe temat që do të bashkëpunojmë”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, nëse janë thyer akujt mes tij dhe Ramës, Kurti u përgjigj:

“Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara, ne jemi njerëz të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, duam që të punojmë që diferencat që kemi kurrsesi të mos rrezikojnë bashkëpunimin tonë”.

Related posts

Shijoni brenda 60 sekondave, 36 golat e Lionel Messit në La Liga

igligota

Tërmetet/ Kërkesa bombastike e Stërkajt, ja ç’thotë Rama

Mila

Miratohet heqja e mandatit të Gruevskit

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!