HomePolitikë

U zgjodh presidenti i ri i Parlamentit Europian, Balla uron David Sassoli

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Parlamentit Europian, David Sassoli. Përmes një reagimi në twitter, Balla ka shprehur mirënjohjen dhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Reagimi i plotë:

“Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presdientit të Parlamentit Europian. Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian. Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të.”, shkruan Balla.


TË NGJASHME