HomeLajmi i Fundit

U zunë pritë, 37 të vdekur pas sulmit të armatosur

Të paktën 37 persona janë vrarë dhe 60 të plagosur nga një sulm që u bë ndaj karvanit të punëtorëve të një ndërmarrjeje minerare në Burkina Faso.

Pesë autobusët që transportonin stafin e firmës kanadeze Semafo u zunë pritë të mërkurën rreth 40 km (24 milje) nga qyteti lindor i Boungou, thonë autoritetet.

Kujtojmë që vendi i Afrikës Perëndimore është përballur nga një kryengritje islamike që ka vrarë qindra njerëz në vitet e fundit.

Ushtria ka luftuar ndaj këtij grupi për të evituar dhunën që vjen nga përtej kufirit. Grupet kryengritëse dyshohet se vijnë nga fqinjët e Malit.