HomeShowbiz

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un feston sot ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un feston sot ditëlindjen e tij të 37-të. Ai ka lindur në vitin 1983 dhe është djali i tretë dhe me i vogël i ish-udhëheqësit Koresë së Veriut, Kim Xhong-il, dhe bashkëshortes së tij, Ko Jang-hi; si dhe nipi i Kim Ir Senit.

Asnjë ceremoni nuk është planifikuar për ditëlindjen e tij, në dallim nga gjyshi dhe babai i tij, ku ditëlindja e tyre është një festë kombëtare.

Festime masive u mbajtën në ditëlindjet e të ndjerit Kim Il Sung, themeluesit të vendit dhe të ndjerit Kim Jong Il.

Thuhet se Kim Jong Un ka të ngjarë të mos bëjë festë për ditëlindjen e tij për të shmangur rëndimin e qytetarëve me festimet gjatë kësaj kohe të vështirë që ndodhet Koreja e Veriut.

Por Kim Jong Un nuk do të mbetet pa festuar ditëlindjen e tij sepse zyrtarët e Koresë së Veriut me sa duket po studiojnë kohën e duhur për të bërë ditëlindjen e Kim-it një festë për të idhulluar udhëheqësin e tyre dhe për të forcuar bazën e tij të pushtetit.


TË NGJASHME