HomeUdhëtime

Dëshironi të vizitoni një vend fantastik?! Është koha të shkoni në Dubai

Dëshironi të vizitoni një vend fantastik. Është koha që të mendoni për të vizituar Dubain, një prej shtatë Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik.

Dubai është destinacion perfekt, sidomos në kohën kur në vendin tonë është dimër. Në janar dhe në shkurt, kjo ndjesi bëhet edhe më e mrekullueshme. Vendi edhe pse është islamik, ka një stil jete ndërkombëtar.

7 gjërave që patjetër duhet t’i bëni gjatë udhëtimit tuaj në qytetin e dritave.

Dhow Cruise Marina

Në një qytet ku dominojnë ndërtesat e larta që ngacmojnë qiellin e bukur, është Dubai Marina atraksioni që ka disa prej ndërtesave ku vizitorët mund të relaksohen në komoditet dhe luks përballë rrjedhave magjike të ujit.

Desert Safari

Qoftë ditën, apo edhe natën, Desert Safari është top destinacion, ku mund të kënaqeni duke skijuar në rërë, të shëtiteni me deve apo edhe me motociklete. Shkretërira arabe është përjetim jetësor dhe atë nuk duhet ta lëshoni pa e vizituar.

Burj Khalifa

Ndërtesa ikonë e Dubait është Burj Khalifa, që është e gjatë 829.8 metra dhe është ndërtesa më e madhe në botë dhe më e famshmja që nxit më së shumti interesim në Dubai. Për shumë vizitorë, një udhëtim në hapësirën e observimit në katin e 124 është e pashmangshme gjatë qëndrimit në qytet.

Vizitat në mbrëmje janë popullore për shkak të fotografive të qytetit i cili natën ndriçon sikurse qielli me yje deri në pafundsi. Në pjesën e poshtme të Burj Khalifas janë terracat e dizajnuara me shumë shije, me shëtitore ku era e butë takohet me lëkurën e fytyrës tuaj plot ngazëllim për këtë vizitë.

Rezultate imazhesh për Burj Khalifa

Global Village

Aty ku takohen ushqimi, kënaqësia, moda dhe takimet plot dashuri. Është vendi që patjetër duhet ta vizitoni nëse dëshironi thjeshtësi, kuzhinë globale dhe shoping unik.

Është vend ku do ta gjeni veten në detaje, dhe është e bazuar në pesë shijet e famshme pamjen, dëgjimin, shijimin, erën dhe prekjen gjëra që nuk duhet t’i humbisni kur të shkoni në Dubai.

Dubai Parks & Resorts

Në Dubai Parks and Resorts nevojat e juaja të argëtimit janë të mbledhura të gjitha në një vend. Problemi i vetëm këtu është të zgjedhni atë që dëshironi të bëni. Hapësira Riverland Dubai do të thotë se nuk ka nevojë që të largoheni pasi të jeni lodhur me shëtitjet nëpër parqet tjera, pasi që ofron argëtim të madh përgjatë mbrëmjes.

Atlantis Aquaventure

Parku ujor, i bazuar në Atlantis, The Palm, në Palm Jumeirah ishullin e famshëm të krijuar nga dora e njeriutështë një vend mjaft i mirë për t’u relaksuar pas disa ditëve të ngarkuara me shoping dhe shëtitje. Aksioni rrëshqitës nëpër topoganët gjigant është i shkëlqyer dhe i klasit botëror, me Aquacondan që është topogani më i gjatë në botë.

Abu Dhabi City Tour

Vizita në qytetin Abu Dhabi, keni një botë të tërë për të përjetuar.

Duke filluar nga xhamia e famshme Sheikh Zayed që është vërtet një ajkë arkitekturore e zonës ku do të përjetoni botën islame në tërësi.

Rrugëtimi vazhdon në ishujt YAS dhe Sadiyat që janë pjesë e eksperiencës së Abu Dhabi City Tour.

Emirates Palace është një pallat i stilit oriental, një magji e arkitekturës plot palma e drita, ku do të kompletoni imagjinatën tuaj më të bukur.


TË NGJASHME