HomeUdhëtime

Udhëtime në muajin tetor, ja disa prej qyteteve që duhen vizituar

Muaji tetor është i mahnitshëm për t’i vizituar vendet turistike të Evropës. Gjatë këtij muaji ka më pak turma të njerëzve gjithashtu është i përshtatshëm edhe në aspektin e motit.

Disa prej qyteteve të cilat ekspertët e udhëtimit jua rekomandojnë t’i vizitoni gjatë muajit tetor janë:

Athina

Megjithëse në tetor ju nevojitet një xhaketë e hollë për të dalë në mbrëmje, prapëseprapë ju mund ta shijoni ushqimin në ambiente të hapura.

Përveç se tetori është muaj i mahnitshëm që t’i përjetoni vendet antike të Athinës.

Roma

Kjo për shkak se temperaturat janë më të përballueshme dhe rrjedhimisht i shijoni më shumë vendet në Romë.

Çmimet e akomodimet mund të mos jenë më të ulëta sesa gjatë verës, të paktën moti është shumë më i përshtatshëm për t’u shëtitur rrugëve, për t’i vizituar vendet arkeologjike, etj.

Bratislava

Bratislava mund të mos jetë aq e nxehtë në tetor sa disa prej qyteteve tjera evropiane, por prapëseprapë ka sharmë edhe gjatë muajve të vjeshtës se si gjethet ndryshojnë në pemë, apo thjeshtë me pamjet e këtij qyteti të bukur në Danub.

Barcelona

Çdo periudhë e vitit është e mirë për ta vizituar Barcelonën.
Avantazhi i muajit tetor është se turmat e mëdha të njerëzve kanë kaluar dhe temperaturat janë shumë më të mira.

Oktoberfesti në Mynih

Adhuruesit e birrës nga e gjithë bota udhëtojnë për në Mynih të Gjermanisë në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit për ta shijuar një apo dy birra në atmosferën argëtuese. Ky është festivali më i madh në botë i birrës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë njerëz.


TË NGJASHME