Botë Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Udhëtimi i fundit me të dashurin, 18-vjeçarja vdes në aksidentin tragjik

Një vajzë vetëm 18 vjeç humbi jetën në një aksident me makinë në Treviso, teksa udhëtonte me të dashurin e saj.

Giulia Zandarin, humbi jetën ndërsa u plagos rëndë 19-vjeçari që ishte duke drejtuar makinën.

Sipas hetimeve pas aksidentit, mjeti Mercedes Class A ku udhëtonte cifti, për shkaqe ende të papërcaktuara, përfundoi jashtë rrugës.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë makinën që të nxirrnin trupat e të rinjve.

Fatkeqësisht, për 18-vjeçaren nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë. 19-vjeçari, nga ana tjetër, u transferua me helikopter në spital, ku ndodhet në gjendje kome.

Hetimet e karabinierëve kanë nisur për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.

Mësohet se të rinjtë e kishin kaluar natën në diskotekë dhe po ktheheshin në shtëpi.

Related posts

Nuk pranon humbjen, Erdogan: Vendimi përfundimtar do merret…

Anxhela news

Disa aksesorë që do ju bëjnë të dukeni më trendy

emanuela

I dehur në timon, emigranti aksident me makinë

Mila
Na Kontaktoni!