HomePolitikë

Udhëtimi në SHBA, Kryemadhi tregon se çfarë u diskutua

Menjëherë pas kthimit nga vizita në SHBA, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka treguar sot para gazetarëve, se SHBA, ka një vëmendje më të shtuar dhe të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Kryemadhi gjithashtu tregoi se situata politike në Shqipëri, ishte në qendër të diskutimeve që ajo zhvilloi me komunitetin shqiptar atje, si dhe me zyrtarë të lartë amerikanë.

E pyetur për mundësinë për shpërndarjen e Parlamentit, e lënë të nënkuptuar nga artikulimi i Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj:

“Une nuk mendoj se Shqiperia ka nevojë për emra të përvecëm. Ngritja e GJK është një hap për zgjidhjen e këtij problemi. Nisja e punës së GJK do jetë garanci për opozitën.

Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qendrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndeshkohën ata që shkelin ligjet dhe janë te perfshire në proceset korruptive që kalon sot vendi”.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik, momenti kur ndava këtë situatë, ishte një nga momentet më të vecanta për mua.

Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetesim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar.

E gjithë Shqipëria ka vëmendjen e Uashingtonit, na bën të jemi optimistë dhe të kemi besim se situata dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të qytetarëve shqiptarë.

Tani SHBA ka një vëmendje të shtuar dhe më të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Tjetër lajm i mirë është dëgjesa që do bëhet shumë shpejt në kongresin amerikan për rajonin dhe ballkanin”, tha Kryemadhi.


TË NGJASHME