HomeLajmi i Fundit

Udhëtonte me biçikletë, makina merr përpara 27-vjeçarin

Ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, pasi është përplasur nga një automjet, në qëndër të qytetitKavajës, 27-vjeçari Caush Ballabani.

Sipas informacioneve të bëra publike në media, 27 vjeçari ka qenë duke u kthyer nga puna për në shtëpinë e tij dhe ndërsa lëvizte me biçikletë është goditur nga një makinë që duket se e ka marr përpara në një distancë prej 10 metrash.

Nuk dihet ende cili është drejtuesi i automjetit, pasi ai ëhstë larguar nga vendngjarja.