Lajme Lajmi i Fundit Sport

UEFA e bën ndeshjen Moldavi-Shqipëri “autoshkollë”

Takimi mes Moldavisë dhe Shqipërisë do të gjykohet nga arbitri anglez Kristofer Kavag, që gjykon për herë të parë në karrierë një sfidë ndërkombëtare. 34-vjeçari Kavang cilësohet si një nga arbitrat më të mirë aktualisht në Angli, ndërsa në fundmi në kampionat ka gjykuar takimin Liverpul-Lestër, që u fitua në çastet e fundit nga “Reds”-at falë penalltisë së Milnerit.

Takimi Moldavi-Shqipëri, që do të luhet të hënën në mbrëmje në Kishinau, ka thjesht vlera statistikore, pasi nuk përcakton asgjë në fatet e grupit H, me Francës dhe Turqinë, që kanë siguruar praktikisht biletat për në Euro 2020. Ndihmës të 34-vjeçarit janë Daniel Kuk dhe Konstantin Hatdziakis.

Related posts

“Pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë”, Rama poston videon

Mila

Dështon sërish seanca ndaj Habilajve, ç’ndodhi këtë herë

Xhensila Gotanews

Moti sjell surpriza, shtrëngata shiu dhe reshje dëbore

Mila
Na Kontaktoni!