HomeSport

UEFA heton Manchester City, rrezik pjesëmarrja në Champions

Tani është zyrtare! UEFA dërgon Manchester City për gjykim në Dhomën e Kontrollit Financiar të Klubeve, brenda institucionit të saj.

UEFA, gjithashtu ka sqaruar edhe arsyet se përse, është dashur ta bëjë një gjë të tillë. Theksohet se klubi anglez, ka thyer rregullat e “Fair Play“-t financiar, në fakt për këtë temë, është folur gjerësisht edhe në media të ndryshme.

Në shënjestër të hetimeve të UEFA-s janë vënë të ardhurat fiktive nga sponsorizimet. Në të vërtetë, bilanci i Manchetser Cityt është përmirësuar nga rritjet e kapitalit nga ana e aksionerëve kryesorë të klubit, por në bilancin e klubit ato janë kontabilizuar si sponsorizime, e të gjitha këto veprime kanë ndodhur përpara vitit 2014.

Në rast se akuzat ndaj Manchester City do të provohen, atëherë klubi anglez, do të përjashtohet nga pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhsëm.

ndërkohë, i menjëhershëm, ka qenë edhe reagimi i klubit angelz, të cilët nëpërmjet një komunikate për shtyp , kanë hedhur poshtë çdo akuzë.

Në këtë komunikatë, klubi tregon se nuk janë të habitur nga ky veprim dhe hetim i UEFA, por gjithsesi shpreh zhgënjim për këtë gjë.

Manchester City thekson gjithashtu se, Dhoma e Arbitrazhit nuk ka marrë parasysh shumë prova të ofruara nga klubi, e se vendimi ka gabime dhe interpretime të gabuara e konfuze, në një proces thellësisht të gabuar e armiqësor ndaj klubit.


TË NGJASHME