HomeSport

UEFA: Hiqet kufizimi për tifozët në stadium, autoritetet lokale caktojnë…

Gjatë ditës së sotme UEFA ka realizuar mbledhjen e radhës me Komitetin Teknik, ku morën vendime lidhur me çështjet më të rëndësishme të momentit.

Pika kryesore ku u ndalën ishte çështje e tifozëve, saktësisht ptania e tyre në shkallët e stadiumit.

Sakaq Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka, nga grumbullimi i Kombëtares në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e cila si zakonisht vitin e fundit u zhvillua përmes video-konferencës.

NJOFTIMI I KOMITETIT EKZEKUTIV

Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, si? është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

-Zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Është përcaktuar një skuadrace që do të marri pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koefiçentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.


TË NGJASHME